Lajmet

Windows 8.1 pritet të përditësohet nga Microsoft javën e ardhshme

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Windows 8.1 pritet të përditësohet nga Microsoft javën e ardhshme

gsmarena_001 (2)Microsoft po planifikon një përditësim për sistemin operativ Windows 8.1, por ka deklaruar se ky përditësim nuk do të quhet “Update 2”, duke hedhur poshtë fjalët që qarkullonin në internet disa ditë më parë.

Kjo për shkak se kompania planifikon që pas kësaj të bëjë një tjetër përditësim madhor për sistemin. Përditësimi që do t`i bëhet sistemit Windows përfshin rregullime dhe rritje të sigurisë si dhe shtimin e disa opsioneve të nevojshme. Menuja e famshme “Start” mesa duket nuk do të jetë përsëri pjesë e sistemit operativ.

Për pajisjet inteligjente Touchpad, me përmirësimin e këtij sistemi do të sillen tre opsione të reja tek grupimi “Settings”. Këto përfshijnë lënien ndezur të pajisjes kur në të është lidhur një maus, mbështetja e “right clicks” dhe “double tap and drag”.

Krahas këtyre ndryshimeve, do të bëhen edhe disa përmirësime në shërbimin e rrjetit Wi Fi. Ky përditësim do të lëshohet për të gjitha pajisjet javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>