Lajmet

Windows 8.1 pritet të vijë në të njëjtën ditë kur përfundon mbështetja për XP

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Windows 8.1 pritet të vijë në të njëjtën ditë kur përfundon mbështetja për XP

dell-windows-8-1-small8 prilli është dita kur është planifikuar që të mbarojë mbështetja për XP. Ndonëse mund të jetë një përplasje e fuqishme për përdoruesit e XP-së, kjo pikërisht mund të jetë dita kur Microsoft-i e përditëson Windows 8.1. Fillimi i muajit prill pritet të jetë një çast vendimtar për disa përdorues të Windows-it.

Në të njëjtën kohë që mbështetja për Windows XP përfundon, sipas Neowin që citon një cicërimë nga Supersite për Windows, në po atë ditë pritet të arrijë përditësimi i Windows 8.1 për publikun e përgjithshëm. Atë datë ishte sugjeruar po ashtu më herët gjatë këtij muaji.

Dhe 8 prilli është po ashtu dita për “Të Martën e Arnimeve” për Microsoft-in, kur lëshohen përditësimet dhe arnimet për produkte të ndryshme për Windows. Sipas të njëjtit raport, një javë përpara 8 prillit, më saktë më 2 prill, përdoruesit e MSDN-së do të jenë në gjendje që ta marrin përditësimin.

Zëvendës president i Microsoft-it Joe Belfiore tha në Kongresin Botëror Mobil gjatë kësaj jave që kompania dëshiron “t’i bëjë gjërat më mirë” për përdoruesit pa ekrane të ndjeshme në prekje. Këto ndryshime mund të përfshijnë menutë e reja që mund të klikohen me të djathtën e miut, mundësia për t’i vendosur ikonat e Metro-s në shiritin e gjërave në Desktop dhe shtimi i kërkimit të dedikuar dhe butonave të fuqishëm në ekranin Start siç ishte përshkruar më herët gjatë këtij muaji nga ZDNet.

Ndërkohë, numërimi së prapthi për përfundimin e mbështetjes për XP vazhdon. “Nuk do të ketë më përditësime të sigurisë ose mbështetje teknike për sistemin operativ Windows XP,” siç e ka bërë të qartë Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>