Softuer

Windows 8 bëhet gati për debutim

Sep 10 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 bëhet gati për debutim

Microsoft veçse ka treguar paksa në lidhje me rrugëtimin e saj gjatë konferencën D9 në maj, kur shpalosi pamjet e reja të Windows, që shfaqin një pamje më ndryshe të desktopit dhe të ngjashme më shumë me Windows Phone, sesa me pamjet tradicionale siç jemi mësuar t’i shohim. Veçori tjera të shpalosura në atë kohë përfshinin edhe një dyqan aplikacionesh dhe përkrahje për aplikacione të shkruara në HTML dhe Javascript.

Kompania gjithashtu pati theksuar se dëshiron që sistemi i saj operativ të jetë aq i fuqishëm sikurse në një desktop ashtu edhe në një tablet 8 inçësh, që dëshiron të lidhet me ekrane të mëdha. 

Gjatë ditëve të fundit, kompania ka ofruar paksa më shumë detaje në lidhje me Windows 8, duke theksuar shpejtësi më të madhe në start si dhe një lëvizje më substanciale në aspektin e pamjes së desktopit. Në të kaluarën një detaj interesant ka qenë përkrahja e procesorëve Intel nga ana e Windows, dhe në një formë mbështetja edhe për procesorët AMD, por tani gjërat do të ndryshojnë me Windows 8, sepse përveç këtyre dyve, do të ketë përkrahje edhe për procesorë ARM nga Texas Instruments, për procesorët Qualcomm dhe për procesorët Nvidia. 

Gjatë javës së ardhshme do të jetë interesant të shihet edhe progresi i arritur nga Microsoft në lidhje me vendosjen e Windows në ARM. Gjatë konferencës në Anaheim gjatë javës së ardhshme pritet që Microsoft të sjellë kodin e Windows në duar të zhvilluesve, por ende nuk dihet a do të jetë fjala për zhvilluesit e ARM dhe Intel, apo vetëm për njërin prej tyre. Konferenca do të ofrojë edhe mundësin e pamjeve të para në lidhje me krijimin e aplikacioneve natyrale për Windows 8. 

Pjesëmarrësit e konferencës mezi po presin se çfarë hardueri do të ofrojë Microsoft pë ta, sepse në të kaluarën Microsoft pati ofruar laptop të Acer me një version të hershëm të Windows 7, e prijtet janë të larta se do të ofrohen tablet me Windows 8. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>