Vëzhgim

Windows 8 do të mbështesë 109 gjuhë

Feb 21 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 do të mbështesë 109 gjuhë

13 pako të ndërfaqeve gjuhësore të gatshme në Windows 8 janë pungjabi (Pakistan), sindhi (Pakistan), kurdishtja qendrore (Irak), uigur (Republika e Kinës), bjellorusishtja (Bjellorusi), kinjaruanda (Rwanda), tigrinija (Etiopi) taxhikishtja (Taxhikistan), uolof (Senegal), kiçe (Guatemalë), galelishtja skoceze (Britani e Madhe), çeroke (Shtetet e Bashkuara), valenciane (Spanjë).

Më herët disa nga gjuhët për Windows 7 mund të merreshin përgjatë përditësimit me Windows, por Microsoft e ka ndarë tërësisht pjesën gjuhësore në Windows 8. Ju tani mund të zgjidhni gjuhën nga Language preferencës në Control Panel. Për të shtuar një gjuhë thjesht klikoni në lidhjen  “Add a language” gjë e cila do të sjellë një listë të gjuhëve.

Ja një listë e gjuhëve:

Përzgjedhni gjuhën nga lista ose ju mund ta kërkoni gjuhën e dëshiruar. Pasi e keni përzgjedhur gjuhën ajo do të paraqitet në faqen kryesore.

Gjuha do të paraqitet në listë por nuk do të shkarkohet. Për ta shkarkuar, vetëm klikoni në options dhe klikoni në opsionin për shkarkim dhe gjuha do të shkarkohet –

Pasi e keni shkarkuar, ju duhet ta bëni si gjuhë parësore që mund të bëhet thjesht duke klikuar në Make this the primary language./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>