Softuer

Windows 8 gati për lansim më 2012

Nov 23 2009
0 Shpërndarje
Windows 8 gati për lansim më 2012

Dokumenti në fjalë është gjetur nga ueb faqja Microsoft Kitchen në Konferencën e Zhvilluesve Profesional, që u mbajt gjatë javës së kaluar në LA. Megjithëse Microsoft ka deklaruar pothuajse asgjë rreth Windows 8 para publikut, dokumenti thuhet se u është dërguar partnerëve të kësaj kompanie.

Shkalla kohore është e ngjashme me hapësirën mes Windows Vista (që është lansuar zyrtarisht në janar të vitit 2007) dhe Windows 7 (që është dërguar në tetor të këtij viti), megjithëse suksesi i hershëm i Windows 7 sugjeron se nuk ka nevojë që Microsoft të ngutet me një version tjetër të sistemit të vet operativ.

Microsoft ka thënë shumë pak rreth planeve të saja për Windows 8, megjithëse dëshmitë kanë filluar të paraqiten rreth këtij sistemi operativ të gjeneratës së ardhshme. Profili Linkedin i një hulumtuesi të Microsoft ka shpalosur se kompania është duke punuar në bërjen e kernelit të Windows 8 të përshtatshëm për 128-bit, duke shtyrë një nivel më lartë punën nga 32 dhe 64-bit që ofrohet me Windows 7. Profili i hulumtuesit thekson se kompania është duke punuar me partnerë procesorik si Intel, AMD, HP dhe IBM rreth këtij tranzicioni.

Në një vizitë të fundit në Londër, shefi ekzekutiv i Microsoft Steve Ballmer gjithashtu ka rikujtuar edhe njëherë përkushtimin e kompanisë ndaj klientëve të kategorisë së rëndë të sistemeve operative, duke hedhur poshtë thashethemet se versionet e ardhshme të Windows do të bëhen më modulare.

Kjo vendos qartësi mes Microsoft dhe Google, ku kjo e fundit gjatë javës së kaluar ka shpalosur detajet e plota rreth sistemit të vet operativ Chrome OS, që është një sistem operativ i lehtë që në rend të parë ka si cak tregun e netbook-ëve.

Lajmet e fundit>