Lajmet

Windows 8 ka tashmë mbi 20 000 aplikacione

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 ka tashmë mbi 20 000 aplikacione

Edhe pse 20 000 aplikacione mund të duken pak krahasuar me 700 000 që ka Apple Store apo mbi 600 000 në Google Play, kjo shifër është e rëndësishme dhe një tregues e mirë për Microsoft-in.

Ditën e martë në Windows App Store gjendeshin 20 000 aplikacione dhe rreth 18 000, pra 87% e tyre, ishin pa pagesë. Këto shifra janë botërore. Numri total i aplikacioneve të disponueshme varion në bazë të rajonit.

Për shembull, Canadian Windows 8 App Store ka rreth 14 000 programe, ndërsa ai i SHBA-së ka 12 675 si dhe ai i Mbretërisë së Bashkuar rreth 11 000.

Ajo që ka gjithashtu rëndësi për Microsoft-in është shpejtësia e rritjes së numrit të aplikacioneve, e cila llogaritet rreth 500 në ditë, sipas The Next Web.

Me këtë normë, dyqani mund të arrijë 40 000 aplikacione deri në fund të vitit. Për më tepër, pritet që numri i njerëzve që do të blejnë PC gjatë festave të fundvitit të rritet, ku do të rrisë paralelisht edhe kërkesën për aplikacione si dhe ofertën e zhvilluesve për t’i plotësuar këto kërkesa.

Gjithsesi, për të arritur qëllimin e Microsoft-it prej 100 000 aplikacionesh brenda 90 ditëve nga lançimi i Windows 8 (26 tetor) do të duhet një normë rritjeje më e madhe. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>