Lajmet

Windows 8 lansohet me 26 tetor

Jul 20 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 lansohet me 26 tetor

Më në fund erdhi edhe lajmi zyrtar, Microsoft do ta lansoj versionin e ri të sistemit të vet operativ Windows 8 më 26 tetor.

Fillimisht kompania kishte njoftuar se do ta lansoj versionin Windows RT për prodhuesit në muajin gusht, kurse versionin për konsumatorë në muajin tetor.

Menaxheri i komunikimit të Microsoft, Brandon LeBlanc, postoi datat e lansimit në blogun zyrtar të Microsoft. Me lansimin e Windows 8 vihen shumë gjëra në rrezik për Microsoft dhe biznesin e kompjuterëve, e cila gjithmonë e më shumë po orientohet drejt pajisjeve të ndjeshme në prekje.

Për konsumatorët avansimi në Windows 8 është një shpenzim relativisht i ulët, të paktën për ata që do të shfrytëzojnë ofertën për azhurnim të Microsoft prej 40 dollarësh të lansuar para pak ditësh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>