Siguri

Windows 8, mbrojtje të integruar ndaj malware

Sep 16 2011
0 Shpërndarje
Windows 8, mbrojtje të integruar ndaj malware

Kompania është duke përmirësuar veglën e saj Windows Defender, që ka qenë pjesë e disa prej versioneve të fundit të Windows, dhe në mënyrë esenciale janë duke u shtuar disa veçori të qëndrueshme prej produktit pa pagesë Security Essentials. Microsoft Security Essentials është lëshuar në treg në vitin 2009 dhe qysh prej asaj kohe ka pranuar disa kritika shumë pozitive por ka kërkuar shkarkim të veçantë, kurse Windows Defender i integruar ka pasur mangësi të disa elementeve kyçe në mbrojtje ndaj malware.

Në demonstrimin e Windows 8, Steven Sinofsky president i divizionit Windows dhe Windows Live tha se ne kemi marrë “Defender’in dhe e kemi ndërtuar në të një mbrojtje tërësisht të re, që avancon anti-malware, antivirus dhe shumëçka tjetër”.

E përveç Defender’it, Microsoft do të përmirësojë edhe sigurinë për nivelin e shartimit. Një veçori e re e quajtur Secured Boot e prezantuar nga Micahel Angiulo, zëvendës president i Windows Planning dhe Ecosystems, tregoi veçorinë e re duke sprovuar një startim të kompjuterit me një USB të infektuar. Në vend se të ngarkohej Windows, kompjuteri e gjeti malware’in, ndaloi procesin e nisjes dhe shfaqi një mesazh paralajmërues se sistemi është komprometuar. 

Në varësi të efikasitetit të Defender’it të ri dhe masave tjera të siguris, lajmi mund të jetë i mirë për përdoruesit e Windows 8, por jo edhe aq i mirë për prodhuesit e palëve të treta, të cilat menjëherë kanë filluan të komentojnë në lidhje me këtë çështje. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>