Lajmet

Windows 8 me ndërfaqe të stilit të celularëve

May 28 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 me ndërfaqe të stilit të celularëve

Microsoft ka bërë një goditje të madhe më shfaqjen e produktit të e vet të ri, Windows 8, që shfaqi këtë javë dhe është shumë e qartë pse: kjo platformë e re ka një ndërfaqe totalisht të rinovuar nga versionet e kaluara të Windows-it.

Do të ketë me siguri përmirësime në Windows 8, por ndryshimi më interesant që tregohet është sistemi me prekje të ekranit, një stil celulari ose smartfoni që quhet “Mobile-Style Metro Interface”.

Metro ka nderthurje shumë të madhe me botën e celularëve dhe për këtë arsye është ndërtuar pasi shumë përdorues të sotëm përdorin celularët dhe smartfonët që kanë një sistem prekjeje për menutë e tyre.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të tërhequr më shumë konsumatorë duke qenë se kjo lloj ndërfaqeje është shumë e njohur prej tyre dhe shumë e thjeshtë në përdorim për ata persona që kanë vështirësi të mësohen me gjërat e reja.

Por pyetja që shtrohet është: “A janë këto lloj ndërfaqesh të mira për desktopin, dhe për ata përdorues që duan të qëndrojnë në stilin e vjetër?”

Përdoruesit, që duan të vazhdojnë me stilin e vjetër, sigurisht mund të vazhdojnë me të, por që këto lloj ndërfaqesh më vonë do të bëhen shumë të përhapura në treg dhe versionet e vjetra do të dalin jashtë përdorimit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>