Softuer

Windows 8 me një BSoD të ri

Sep 15 2011
0 Shpërndarje
Windows 8 me një BSoD të ri

Të kthehemi paksa në histori: I njohur zyrtarisht si stop-eror, pamja e këtillë është shfaqur për herë të parë në Windows 1.0 në vitin 1985. I ashtuquajturi ekran i kaltër, që sigurisht ka marrë emrin nga ngjyra dhe që në formë origjinale lidhet me “IBM’in e Madh e të Kaltër, ka vetëm një qëllim – t’ju tregoj se çdo gjë shkoi keq”.

Ekrani në formë tradicionale shfaq një copë teksti, që tregon se çfarë çështje ka shkaktuar problemin kritik në PC. Një përdorues më pas duhet vetëm të ristartojë sistemin sepse askush nuk mund t’i ik kësaj, as vet Bill Gates.

Megjithatë errori klasik dhe i madh e i frikshëm do të zëvendësohet në Windows 8, dhe do të ketë një dizajn më shoqëror. Pamja e re së pari është shfaqur në faqen e Chip Hazard në Facebook dhe aty shihet një emotikon i një fytyre të mërzitur ku nën të shkruan: “PC’ja juaj ka pësuar një problem që nuk ka arritur ta zgjidh dhe tani duhet të ristartohet”.

Ekrani gjithashtu ofron edhe një detaj të mesazhit të gabimit që mund të kërkohet dhe të mundësojë detaje tjera. Edhe pse ndryshimet në ekranin e ri të kaltër ofrojnë një pamje më të pastër dhe më të lehtë për tu kuptuar, është vështirë të besohet se përdoruesit do ta presin për të mirë. Diçka ngjashëm si mesazhi i Google Chrome: “Aw Snap!”. A po ju pëlqen dizjani i ri? Na komentoni më poshtë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>