Lajmet

Windows 8 renditet poshtë Vista-s

Dec 28 2012
0 Shpërndarje
Windows 8 renditet poshtë Vista-s

Windows 8Ndërkohë që kanë mbetur vetëm ditët e fundit të muajit dhjetor, përqindja e përdorimit të Windows 8 llogaritet të jetë edhe më e vogël se ajo e Vista-s disa vite më parë.

Statistikat janë nxjerrë nga Net Applications, e cila ka bërë krahasimin mes të dy sistemeve operative për të njëjtën kohëzgjatje.

Sipas Net Applications, përdorimi i Windows 8 deri më 22 dhjetor zinte 1.6% të të gjitha platformave Windows, një rritje kjo nga 1.2% që ishte në nëntor.

Windows 8 u lançua publikisht më 26 tetor. Gjatë një periudhe dy mujore në kalendarin e Vista-s, sistemi arriti të kapte një përqindje prej 2.2 nga të gjitha sistemet Windows, duke dyfishuar të dhënat e një muaji më parë.

Net Applications e mat përdorimin e sistemeve operative duke regjistruar versionin e tyre nga të gjithë vizitorët që hapin rreth 40 000 uebfaqet që ajo monitoron për klientët e saj.

Rritja e ngadaltë e Windows 8 dhe performanca e saj e dobët janë tregues shqetësues për sistemin e ri operativ.

Windows 8 intografikVista është konsideruar tashmë si dështim i Microsoft-it, pjesërisht sepse u adaptua nga një numër i vogël klientësh nëse e krahasojmë me sisteme si Windows XP apo 7. Kulmi i përdorimit të saj ishte në vjeshtë 2009, kur kapte 20.3% të të gjitha platformave Windows.

Edhe pse për Windows 8 kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i dhjetorit dhe ne presim ende të dhënat përfundimtare për këto dy muaj nga Net Applications, një rritje falë dhuratave të fundvitit do ta diferenconte disi sistemin e ri nga i dështuari Vista.

Sipas llogaritjeve të Computerworld, Windows 8 duhet të përbëjë 4% të të gjithë PC-ve me Windows për t’u barazuar me totalin e përdoruesve të Vista-s në fund të dy muajve nga dita e lançimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>