Analiza

Windows 8 shënon rritje të përdorimit gjatë muajit gusht

Sep 3 2014
0 Shpërndarje
Windows 8 shënon rritje të përdorimit gjatë muajit gusht

worldwide-2014-08-640x480Pas disa muajve ngecjesh të sistemit Windows 8.x, gushti ishte një muaj i begatshëm. Edhe sistemi operativ edhe shfletuesi i kompanisë Microsoft pati një rritje të përdorimit. Firefox, që ka qenë duke humbur përdorues në vazhdimësi për pothuajse një vit të parë, po ashtu pati një muaj të mirë, duke u ngritur për disa pikë.

desktop-trends-2014-08-640x480Internet Explorer u rrit për 0.45 pikë, Firefox u rrit për 0.15 pikë, e po ashtu edhe prania e shfletuesit Safari pësoi ngritje për 0.16 pikë. Sidoqoftë, Chrome pësoi rënie duke humbur 0.76 pikë. Edhe për Firefox, edhe për Chrome, kjo shënoi fundin e një maratone dhjetëmujore të humbjeve, respektivisht rritjeve.

mobile-2014-08-640x480mobile-trends-2014-08-640x480Performanca mobile e Chrome-it është më e sigurt, ku shfletuesi i Google fitoi 1.63 pikë gjatë gushtit. Shfletuesi i nënkuptuar i uebit në Android pësoi një rënie prej 1.35 pikësh, ndonëse në përgjithësi kjo ende përfaqëson një rritje nga shfletuesit mobil të Google. Safari u rrit pak, duke marrë 0.24 pikë shtesë. Internet Explorer u rrit për muajin e dytë rresht, duke marrë kështu 0.20 pikë.

chrome-2014-08-640x480firefox-2014-08-640x480ie-2014-08-640x480Pas tre muajve gjatë të cilëve përdorimi i Internet Explorer 11 pësoi një rënie graduale, shfletuesi më i ri nga Microsoft – dhe që është përditësuar në vazhdimësi pati një ngritje. Versioni 11 u ngrit për 0.76 pikë dhe versioni 9 u ngrit për 0.18 pikë. Versionet 6, 7, 8 dhe 10 pësuan rënie për 0.21, respektivisht 0.04, 0.16 dhe 0.08 pikë. Këto ndryshime nuk janë tërësisht befasuese kur vërehet përdorimi i sistemeve operative.

os-2014-08-640x480os-trends-2014-08-640x480Windows 8.1 u ngrit për 0.53 pikë dhe Windows 8 u ngrit për 0.36 pikë. Humbjet gjatë korrikut janë kompensuar dhe në tërësi, sistemet operative 8.x të Microsoft-it kanë 13.37 për qind të tregut, që është vlera më e lartë e tyre deri tani, që është pothuajse dyfishi në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Këto ngritje me siguri kanë çuar edhe në rritjen e përdorimit të Internet Explorer 11. Windows 7 në fakt nuk pësoi edhe aq ndryshim, duke pësuar një rënie prej 0.01 pikësh, sikur Windows Vista që pësoi rënie për 0.03 pikë. Përdorimi i sistemit të vjetër dhe shumë të popullarizuar Windows XP pësoi rënie për 0.93 pikë gjatë muajit gusht. Sistemi i vjetër operativ është duke u larguar, por jo edhe aq shpejt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>