Windows 8: Siguria dhe të rejat

May 19 2012
0 Shpërndarje
Windows 8: Siguria dhe të rejat

Windows 8 është një Sistem Operativ tërësisht i ri, por shumica e shtesave më të rëndësishme mund të jenë ato që nuk mund t’i shihni. Le t’i hedhim një vështrim veglave dhe veçorive të reja të sigurisë në Windows 8.

Ekrani startues është njëri prej ndryshimeve më të theksuara në Windows 8, por disa prej ndryshimeve më të mëdha janë më pak të dukshme.

Kur Windows 8 të dalë në treg më vonë gjatë këtij viti, ekrani i ri startues si dhe aplikacionet e stilit Metro me siguri se do të jenë ndryshimet e para që do t’i vëreni, mirëpo këto nuk janë risitë e vetme. Microsoft, gjithashtu është duke bërë edhe disa përmirësime serioze të sigurisë për ta mbajtur sistemin tuaj të sigurt dhe poashtu për të avansuar aftësinë e Windows-it për të luftuar virusët dhe malinjët. Ky mund të jetë përmirësimi më i madh i Windows-it gjer më tani.

Antivirusi vjen i instaluar

Për herë të parë në historinë e Windows-it, ju do të shijoni mbrojtjen nga virusët, spyware, kuajt Trojan, si dhe malinj të tjerë që nga dita e parë që do ta ndezni kompjuterin tuaj me Windows 8 – pa patur nevojë të shpenzoni as edhe një cent. Windows 8 vjen me një version të azhurnuar të Windows Defender që përfshinë funksionet tradicionale të një antivirusi, si dhe mbrojtje spyware dhe veçori të tjera të sigurisë që Windows ka ofruar qysh nga Windows Vista. Windows Defender tani ofron mbrotje të njëjtë- si dhe një ndjenjë dhe pamje- të programit falas antivirus Microsoft Security Essentials, të cilin Microsoft u’a ka ofruar përdoruesve që nga viti 2009.

Windows Defender i azhurnuar zëvendëson Microsoft Security Essentials.

Derisa Windows Defender do të ofroj së paku mbrojtje solide ndaj virusëve dhe malinjëve, blerja e një antivirusi vjetor (si McAfee apo Norton) apo shkarkimi i një antivirusi falas (si AVG apo Avast) varet krejtësisht nga ju. Natyrisht, ju mund ta deaktivizoni Windows Defender dhe të përdorni një vegël tjetër antivirus që ofron mbrojtje më të mirë dhe veçori shtesë, por së paku të gjithë do të kenë një mbrojtje solide.

Lajmet e fundit>