Lajmet

Windows 8/8.1 po arrin shumë ngadalë 10 % të tregut

Nov 3 2013
0 Shpërndarje
Windows 8/8.1 po arrin shumë ngadalë 10 % të tregut

windows-xp-7-8.1-100052467-largePërqindja e përdoruesvë që përdorin Windows 8.1 është dyfishuar gjatë muajit të kaluar, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Net Applications, e cila njihet për këto lloj matjesh.

Sigurisht, kjo pjesë është ende shumë e vogël përsa i përket vendit që ze në përgjithësi nëpër PC: vetëm 1.72%. por, krahasuar me numrin e përdoruesve që përdorin Windows 8, komplet sistemi (ku përfshihet 8 dhe 8.1) do të arrijë deri në fund të vitit 10%.

Ndërkohë, Linux përbën ende një përqindje shumë të vogël mes përdoruesve, 1.61% të të gjithë PC-vë të matur nga Net Applications gjatë muajit tetor. Mac OS X 10.8 përdorej nga 3.31%.

Nga ana tjetër, duket se sistemet e vjetra operative të Microsoft-it do të vazhdojnë të dominojnë edhe për pak kohë. Sipas të dhënave të Net Applications, mbi 46% e përdoruesve përdorin Windows 7, ndërsa 31.24% e tyre vazhdojnë të përdorin Windows XP. Më pak se 1% kanë pësuar rënie këto shifra nga një muaj më parë.

Sigurisht që tregu i XP-së mbetet më problematiku për shkak se në prill do të përfundojë suporti i Microsoft-it për sistemin.

Kjo do të thotë se menjëherë pas datës 8 prill 2014, hakerët dhe kriminelët kibernetikë do të fillojnë të sulmojnë sistemet që do të jenë ende në përdorim duke gjetur dobësi, të cilat nuk do të kenë më mundësi të riparohen nga Microsoft-i. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>