Lajmet

Windows 9 mund të jetë falas për të gjithë përdoruesit e Windows 8

Sep 29 2014
0 Shpërndarje
Windows 9 mund të jetë falas për të gjithë përdoruesit e Windows 8

windowsblue-100019270-galleryNe tashmë dimë disa detaje rreth Windows 9. Dhe falë presidentit të Microsoft Indonezia, mbase kemi marrë vesh një tjetër detaj rreth sistemit operativ të ardhshëm të Microsoft. Sipas uebsitit indonezian të lajmeve Detik.com, Andreas Diantoro, president i Microsoft Indonezia, konfirmon se Windows 9 do të jetë falas për të gjithë përdoruesit e Windows 8.

Pse ka kaq rëndësi? Përdoruesit po mësohen me përditësimet falas të sistemeve operative, duke pasur parasysh se edhe përditësimet në iOS, Android, dhe OS X janë falas. Dhe pas refuzimit që mori Windows 8, Microsoft ka vendosur të fitojë përsëri besimin e tyre. Mbase ofrimi I Windows 9 falas do të ndryshonte edhe temat e diskutimeve duke mos e konsideruar Windows 9 një sistem të ri operativ. Sipas burimeve, Windows 9 do të jetë falas për shkarkim, ngjashëm me përditësimet e Apple në OS X dhe ngjashëm me Windows 8.1 që ishte një përditësim falas në Windows 8 dhe Windows RT përmes Windows Store.

Nuk e dimë ende nëse Windows 9 do të jetë falas edhe për përdoruesit e platformave më të vjetra si Windows 7 apo Vista. Një përditësim falas do të ishte fantastik, po ashtu do të bënte të mundur që një pjesë e madhe e përdoruesve të tij të kalojnë në versionin më të fundit të platformës. Microsoft do të prezantojë Windows 9 dhe datën përfundimtare të lançimit të një version zyrtar në eventin e 30 shtatorit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>