Lajmet

Windows 9 po promovohet nga një kompani kineze

Mar 23 2013
0 Shpërndarje
Windows 9 po promovohet nga një kompani kineze

Windows 9Gjatë kohës që u bë e ditur se kanë filluar punimet mbi pasardhësen e Windows 8, ka një uebfaqe kineze e cila ofron azhurnim për të marrë sistemin e ardhshëm operativ nëse blini Windows 8 që tani.

Kompania kineze është Purcell School Pioneer e cila punon me Microsoft China për tu dhënë studentëve oferta të veçanta më të lira.

Purcell në këtë rast po promovon një plan kontratë 1 vjeçare me Windows 8 Pro bashkë me të cilën një azhurnim falas për studentët në Windows 9.

Pra oferta të jep mundësinë të marrësh Windows 9 për sa kohë që Microsoft e nxjerr atë në kohën e premtuar. Kushtet janë paksa të çuditshme, gjithsesi është e vetmja gjë që kemi dëgjuar deri më sot për Windows 9.

Nëse fjalët e fundit janë të vërteta, sistemi i ri i Microsoft do të pritet të dalë në vjeshtën e 2014. (PCWorld Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>