Lajmet

Windows 9 Preview do të vijë nga fundi i vitit me një përqendrim në desktop

Jul 1 2014
0 Shpërndarje
Windows 9 Preview do të vijë nga fundi i vitit me një përqendrim në desktop

winstartmenuMicrosoft po përgatitet për një përditësim të dytë në Windows 8.1, por kompania është fokusuar edhe në lëshimin madhor të Windows 9 vitin e ardhshëm. ZDNet raporton se një version Windows 9 “Preview”, i cili në lançimin përfundimtar mund të mos quhet Windows 9 – do të jetë i disponueshëm nga fundi i këtij viti. Versioni “Preview” thuhet se do të vijë në muajin e fundit të këtij viti menjëherë pas lançimit të përditësimit të dytë në Windows 8.1. Microsoft ka pasur plane për të sjellë përsëri menunë Start në përditësimin e dytë në Windows 8.1, por tashmë po planifikon ta bëjë këtë ndryshim në Windows 9.

Teksa Microsoft ka filluar të kalojë nga ekrani Start në desktop me përditësimin Windows 8.1, mesa duket do të ndjekë këtë linjë edhe në lëshimin e Windows 9. Burimet që kanë dijeni rreth planeve të Microsoft-it thonë se kompania po teston disa versione Windows që do të aktivizojnë menunë Start duke fshehur ekranin Start. Microsoft do të ofrojë opsionin për të aktivizuar ekranin Start për ata që e pëlqejnë më shume se desktopët tradicional.

Përditësimi dytë në Windows 8.1 pritet të vijë së bashku me arnimet që bëhen çdo ditë të marte. Përditësimi do të përfshijë një numër rregullimesh dhe përmirësimesh për harduerët e ardhshëm. Gjithashtu ky përditësim pritet të sjellë edhe rregullime të tjera në ndërfaqen e përdoruesit. Ndërsa përsa i përket Windows 9, Microsoft ka në plan të bëjë që aplikacionet metro të funksionojnë në desktop. Po ashtu edhe ikonat e ekranit Start do të vijnë në menunë Start. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>