Blog

Windows 95 tashmë një aplikacion që mund ta provoni nga kompjuteri juaj

Aug 23 2018
0 Shpërndarje
I gjithë sistemi operativ është vetëm 129MB dhe mund ta shkarkoni nga GitHub. Windows 95 tashmë një aplikacion që mund ta provoni nga kompjuteri juaj

Një zhvillues pranë Slack i quajtur Felix Rieseberg ka shndërruar sistemin operativ ikonik të Microsoft, Windows 95, në një aplikacion që të gjithë me një kompjuter Mac, Windows dhe Linux mund ta shkarkojnë.

I gjithë sistemi operativ është vetëm 129MB dhe mund ta shkarkoni nga GitHub.

Çuditërisht aplikacioni funksionon mjaft mirë dhe shumica e aplikacioneve origjinale të sistemit operativ funksionojnë. Ju mund të përdorni aplikacionin Paint ose të luani Solitaire.

Nëse ju mungon “zëri” i Windows 95 nga ky udhëtim nostalgjik atëherë ju ftojmë gjithashtu të dëgjoni videon mëposhtë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>