Lajmet

Windows Blue do mundësojë sinkronizimin e ekranit Start me të gjitha pajisjet Windows 8

Mar 29 2013
0 Shpërndarje
Windows Blue do mundësojë sinkronizimin e ekranit Start me të gjitha pajisjet Windows 8

Versioni i ri i Windows do të mundësojë shfaqjen e ekranit Start në të gjitha pajisjet me sistem Windows 8 të përdoruesit.

Kjo risi e destinuar për Windows Blue nënkupton që përdoruesit e loguar me llogarinë e tyre Microsoft do mund të shohin të njejtat pllaka të ekranit Start, të njejtën paraqitje apo kombinim ngjyrash në çdo pajisje me Windows 8.

Sinkronizimi i ekranit Start duhet të aktivizohet nga vetë përdoruesit. Momentalisht është e mundur që të sinkronizohen preferencat gjuhësore, sfondet e desktop-it, fotoja e llogarisë së përdoruesit, faqet e preferuara ueb etj… Shtimi i ekranit Start në këtë grup do të jetë një opsion interesant.

Në blogun e Windows shkruhet se Windows Blue do të mundësojë dhe sinkronizime të tjera si p.sh historiku i dokumentave, aplikacionet e instaluara, fjalëklimet me piktura etj…

Përsa i përket versionit të ri të Internet Explorer 11 është zbuluar se do të ofrojë opsionin e navigimit me rrëshqitje që do të thotë se mjafton një rrëshqitje horizontale mbi ekran për të kaluar nga njëra faqe ueb në tjetrën.

Fatkeqësisht ky opsion nuk funksionon me maus ndaj ata njerëz që nuk disponojnë një ekran me prekje nuk do të kenë mundësi të përfitojnë nga kjo mundësi.

Kur flasim për Windows Blue duhet gjithnjë të kemi parasysh se është thjesht një emër i koduar për versionin e përditësuar të Windows 8. (PCWorld Albanian)

Windows 8

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>