Lajmet

Windows dhe Mac: Me instalimin e Google Fonts në shfletues navigoni më shpejt në internet

May 5 2013
0 Shpërndarje
Windows dhe Mac: Me instalimin e Google Fonts në shfletues navigoni më shpejt në internet

Google FontsGoogle ka menduar një mënyrë më të mirë për të rritur shpejtësinë e navigimit në internet: duke krijuar një grup llojesh shkrimi të quajtura Google Fonts.

Përdoruesit kanë mundësi të shkarkojnë koleksionin me mbi 1000 lloje të ndryshme shkrimesh, të cilat janë pa pagesë dhe open-source.

Duke shkarkuar këto lloje shkrimi në desktopin tuaj, jo vetëm që keni mundësi t’i sinkronizoni ato me Google, por njëkohësisht uebfaqet që i përdorin ato do të ngarkohen më shpejt në shfletuesin tuaj.

Edhe pse ka disa mënyra për shkarkimin e Google Fonts në kompjuter, Google sugjeron përdorimin e një mjeti pa pagesë si SkyFonts. Në këtë mënyrë do të bëhet sinkronizimi me direktorinë e Google dhe njëkohësisht do të keni versionet më të fundit të tyre (për shembull, në rastet kur shtohen karaktere të reja).

Edhe pse mund të mos planifikoni t’i përdorni llojet e shkrimit për punë apo projekte tuaja, instalimi i tyre, sipas Google, do të shpejtojë kohën e navigimit nëpër uebfaqet që i përdorin ato, duke qenë se shfletuesit nuk do t’i duhet të shkarkojë llojin e shkrimit.

SkyFonts dhe Google Fonts mund t’i shkarkoni përmes këtij linku. Pasi të keni instaluar SkyFonts, navigoni në koleksion dhe zgjidhni ato që dëshironi të instaloni (faqkeqësisht, nuk ka opsion “select all”.). (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>