Lajmet

Windows kundër Windows

Nov 13 2009
0 Shpërndarje
Windows kundër Windows

Po bëhet dalëngadalë një muaj që prej fillimit të shitjeve të Windows 7. Pas rënies së entuziazmit fillestar dhe bumit të shitjeve, shumë përdorues të Windows Vista po lëvizin me njëfarë shpejtësie drejt sistemit më të fundit, shumë prej tyre prej së njejtës shtysë kurioziteti dhe manie për të provuar alternativën më të fundit që i çoi nga XP tek Vista. Por ka një fenomen që me siguri nuk po shkon sipas planeve të Microsoft në këtë moment: një pjesë e mirë e përdoruesve të XP duket se nuk kanë ndër mend të hidhen tek Windows 7.

Shërbimi Windows Pulse i info World raporton se “Ndërkohë që Windows 7 fiton terren në shitje, ai po merr në pjesën më të madhe copën e tortës që i takonte Windows Vista-s. Madje ka një lidhje mjaft të drejtpërdrejtë dhe të saktë midis adoptimit të 7 dhe braktisjes së Vista-s”.

Sidoqoftë, përdoruesit e XP qëndrojnë konstant, në rreth 64 përqind. Kjo tregon qartë se pas entuziazmit fillestar për Windows 7, shumë përdorues që nuk kanë përqafuar më parë Windows Vista, kanë bërë të njejtin hesap dhe kanë marrë të njejtin rezultat; Të lëvizësh nga XP përsëri nuk ia vlen. Kjo gjithashtu tregon shumë për popullaritetin në rënie së SO-së së Microsoft.

Lajmet e fundit>