Lajmet

Windows Live Messenger kalon në Skype javën e ardhshme

Apr 6 2013
0 Shpërndarje
Windows Live Messenger kalon në Skype javën e ardhshme

Nëse jeni një përdorues i shpeshtë i shërbimit Windows Live Messenger të ndërmarrjes Microsoft, atëherë dijeni që jeni nga ata të paktit që jeni duke e përdorur rregullisht këtë shërbim.

Paraqitja e rrjeteve shoqërore, me mundësi të shkëlqyera komunikimi, por edhe shpërndarje të përmbajtjeve të ndryshme, apo thënë me pak fjalë shërbimet që bëjnë rrjetëzim tashmë janë duke u kryesuar si nga popullariteti, ashtu edhe nga numri i përdoruesve aktivë.

Nëse jeni pra një përdorues i shërbimit Windows Live Messenger, atëherë duhet t’iu rikujtojmë, duke supozuar që ju tashmë veçse e dini këtë gjë, që duke filluar nga 8 prilli Microsoft-i ka planifikuar që të fillojë procesin e dërgimit të përdoruesve nga Windows Live Messenger në një produkt tjetër të vetin, Skype.

Derisa ky lajm mund të mos jetë shqetësues për dikë, disa të tjerë janë duke përjetuar probleme me kalimin në Skype.

Nëse dëshironi të kuptoni më tepër për kalimin e llogarisë suaj për në Skype, atëherë ju këshillojmë që ta lexoni këtë. (PC World Albanian)

msn skype

Tags >

MSNSkype
Lajmet e fundit>