Lajmet

Windows me kod të hapur? Është terësisht e mundur

Apr 4 2015
0 Shpërndarje
Windows me kod të hapur? Është terësisht e mundur

windows-10-aio-100566657-gallery

Megjithëse ju duket e pamundur që një ditë në të ardhmen Microsoft do ta shndërrojë kodin e Windows në burim të hapur, në fakt kompania ka kohë që po merr në konsideratë këtë fakt.

Mark Russinovich, CTO i plaformës Microsoft Azure, një e ardhme e cila do të shohin Windows-in me burim të hapur është terëisht e mundur. Shpeshherë ai përsëriste fjalët “Kemi të bëjmë me një Microsoft të ri”.

Të dielën Microsoft shënon 40 vjetorin e themelimit. Pak vite më parë, një qëndrim i tillë si i Russinovich do të kishte qenë mëkat për Microsoft. Por kemi të bëjmë me një Microsoft të ri i cili punon me shpirtin e bashkëpunimit.

Por a do ishte gati Microsoft të hidhte tutje 4 miliard dollar të ardhura për çdo tre mujor? Nëse Microsoft hap burimin e Windows, teorikisht kjo do të lejonte zhvilluesit të krijonin versionet e tyre të sistemit operativ. Natyrisht që humbja për Microsoft do të jetë e madhe sepse kompania nuk do të kishte përfitim as nga Windows, as Windows Phone dhe as Office.

Një pjesë e të ardhurave të Microsoft vinë nga shërbimet kompjuterike dhe jo nga sistemi operativ Windows. Të tilla shërbime janë Office 365, OneDrive, Bing etj. Prandaj do të ishte e mundur që Microsoft të hapte kodin e Windows 10 mbase pas 10 vvitesh.

Natyrisht që përfitimet për përdoruesit janë të mëdha. Sepse zhvilluesit do të ndihmonin më tej në përmirësimin e produkteve të Windows. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>