Softuer

Windows Phone 7.1 do të sjellë 500 veçori të reja

May 24 2011
0 Shpërndarje
Windows Phone 7.1 do të sjellë 500 veçori të reja

 

Edhe pse ata nuk patën kohën për të prezantuar 500 veçoritë e reja, fokusimi në lidhje me versionin e ri padyshim që do të jetë i lidhur me komunikimin, aplikacionet dhe me mënyrën sesi ne përdorim internetin në lëvizje. Së bashku me shërbimet e tanishme që ofrohen në Windows Phone, si Facebok, Hotmail dhe Gmail, Microsoft ka ecur tutje dhe ka shtuar edhe LinkedIn dhe Twitter.

Mango gjithashtu do të sjellë një veçori të grupeve, që do t’ju mundësojë njerëzve të komunikojnë përgjatë platformave të ndryshme, gjersa në të njëjtën kohë do të bëhet edhe integrimi i profileve, fotografive dhe historia e grupit në lidhje me të gjitha ngjarjet dhe komunikimet që janë bërë. Në vend se të jenë në gjendje vetëm të komunikojnë me grupet që të gjithë shkëmbejnë me prodhuesin e harduerit të njëjtë, Mango shfrytëzon Windows Live Messenger dhe Facebook Chat për të mbajtur lidhjen me miqtë, përfshirë edhe ata që kanë telefona tjerë.

Një tjetër avancim në nivel të komunikimit është historia a thirrjeve që integron edhe voicemail, thirrje të humbura, mesazhe me tekst dhe ngjarje në kalendar në lidhje me një kontakt të caktuar. Zë-në-tekst gjithashtu do të jetë një eksperiencë tërësisht e re për shkuarje të tekstit. Kjo ishte jashtëzakonisht interesante në demo.

Mango gjithashtu ka avancuar edhe shërbimet për fotografi, Office dhe Xbox Live. Tani do të ketë softuer të integruar për njohje të fytyrës, pastaj përkrahje për Office 365 së bashku me SkyDrive (që ofron 25GB hapësirë të lirë), dhe në fund përkrahje më të gjerë të argëtimit përmes Xbox live. 

Në fund Mango do të përfshijë edhe përdorimin e Internet Explorer 9, që përdorë përshpejtim harduerik dhe mbështet HTML5 për të sjellë përvojë më të shpejtë. Kur është testuar përkrah Iphone 4, BlackBerry Torch dhe Samsung Droid Charge, Windows Phone Mango tejkaloi konkurrencën dhe i la shumë prapa, duke sjellë 27 fps krahasuar me 4 fps tek BlackBerry dhe 10 fps tek Android. iPhone as që arriti të startoj. 

Bing gjithashtu është integruar në përvojën e shfletimit. Një kërkim për informacion do të sjellë një Quick Card për një lëvizje të shpejtë, ngjarje, vend, biznes, etj. Këto Quick Cards do të ofrojnë të gjitha informatat e mundshme që ju dëshironi të dini për ngjarje të ardhshme, apo restorante që janë afër jush. Mango gjithashtu ka edhe një diçka të quajtur Local Scout, që organizon vendet në bazë të kategorive për secilën lagje individuale. Gjithashtu në Bing Voice, tani ka edhe diçka të re që quhet Bing Vision. Me të ju mund të fotografoni një QR kod, 2D bar kod apo edhe një ballinë të një libre dhe të nxirrni para vetës shumë shpejtë një Quick Card.

Mango do të paraqitet gjatë vjeshtës, ndërsa sipas Lee, zhvilluesit mund të fusin duart në SDK qysh tani. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>