Lajmet

Windows Phone 7.8 fillon shpërndarjen për Nokia 800

Dec 18 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 7.8 fillon shpërndarjen për Nokia 800

Nokia raportohet nga WP7.nl se sapo ka filluar shpërndarjen e Windows Phone 7.8 për disa nga modelet 800.

Ky version i përditësuar për Windows Phone do të vijë edhe për Nokia Lumia 510 dhe 900, por Lumia 800 mesa duket do të jetë e para që do ta marrë.

Pas përditësimit, përdoruesit e Lumia 800 mund të presin një sërë përmirësimesh përfshi Live Tiles të ridizajnuara në aspektin e madhësisë, numër më të madh “themes” dhe ngjyrash të theksuara si dhe një çelës më interesant të tipit “Bing’ për ekranin e tyre.

Lidhur me pajisjet e tjera që operojnë me Windows Phone 7, Microsoft-i ka deklaruar se do t’i marrin përditësimet e WP7.8 në fillim të vitit 2013. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>