Lajmet

Windows Phone 7.8 përsëri vjen “së shpejti”

Nov 3 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 7.8 përsëri vjen “së shpejti”

Windows Phone 7.8, si një ngushëllim për ata përdorues, pajisjet e të cilëve nuk do të aktualizohen në sistemin e ri Windows Phone 8, ishte paralajmëruar para gjashtë muajve.

Si risi në krahasim me versionin e tanishëm 7.5, Windows Phone 7.8 do të sjellë disa procedura specifike estetike si ekran plotësisht i ri, mundësia e bërjeve të screenshoot-ve dhe sjellja e shërbimit Xbox Music.

Po ashtu, Nokia ka paralajmëruar se pajisjet e veta me Windows Phone 7 do të marrin edhe disa aplikacione shtesë.

Për dallim nga Windows Phone 8 , për Windows Phone 7.8 kurrë nuk është përmendur ndonjë datë e saktë e daljes.

Është thënë se përditësimi vjen “së shpejti”, por asnjë datë nuk është përmendur.

Sipas informacioneve më të reja, përditësimi në Windows Phone 7.8 do të arrijë menjëherë pasi të fillojë shitja e pajisjeve Windows Phone 8, që do të thotë gjatë nëntorit,

Megjithatë, tani për tani nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar, që shumë lehtë mund të ndodh vetëm në fund të vitit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>