Lajmet

Windows Phone 7.8 vjen vitin e ardhshëm, zemëron përdoruesit

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 7.8 vjen vitin e ardhshëm, zemëron përdoruesit

Përditësimi i ardhshëm i sistemit operativ të Microsoft për Windows Phone 7 nuk do të jetë në dispozicion deri në vitin 2013.

Lajmi, i postuar në një blog të Microsoft-it gjatë ditës së mërkurë, solli komente nervozuese nga përdoruesit ekzistues të Windows Phone, duke u ankuar që ata duhet të presin së paku dy muaj pas lëshimit të Windows Phone 8 për të marrë disa veçori të reja.

Përdoruesit janë të nervozuar sepse lëshimi i fundit i sistemit operativ, Windows Phone 8 nuk është në përshtatje me pajisjet më të vjetra që përdorin sistemin Windows Phone 7.

Përdoruesit mendojnë që si bartës të hershëm të sistemit operativ, ata janë braktisur nga Microsoft dhe së shpejti do të braktisen nga zhvilluesit që nuk duan të shqetësohen më për të lëshuar softuer për platformën e vjetër.

Zyrtarë e kompanisë thonë se Windows Phone 7.8 vjen në fillim të 2013-ës

“Unë ndjehem sikur humba paratë e mia, duke qenë i shqetësuar nuk iu këshilloj shokëve të mi që të blejnë tani Windows Phone, një vit me Lumia-n time dhe tani do të jem i braktisur”,- shkruhej në një postim të një përdoruesi. “I zhgënjyer. I zhgënjyer maksimalisht. Përtej zhgënjimit maksimal.

Lajmërimi i parë ishte në qershor të 2012-ës. Pesë muaj më vonë, ne ende nuk e kemi atë”,- thuhej nga një tjetër. Lajmi erdhi në paragrafin përfundimtar të postimit të titulluar: “Një përditësim në Windows Phone 7.8,” që ishte në masë të madhe përsëritje e disa nga veçorive të reja që do të sjellë përditësimi i ri.

“Ne e dimë që ju jeni të etur për të marrë përditësimin Windows Phone 7.8, dhe ne duam që ju ta dini se ne jemi duke punuar për së afërmi me bartësit tonë harduerik dhe bartës për ta testuar, aprovuar dhe lëshuar atë për sa më shumë pajisje që të jetë e mundur në fillim të 2013-ës”,- thuhet në postimin e bërë.

Postimi i bërë në blog i atribuohet Terry Myerson, i cili është zëvendës kryetar i korporatës së Windows Phone. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>