Lajmet

Windows Phone 8.1 do të ketë një menaxhues të dhënash

May 4 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone 8.1 do të ketë një menaxhues të dhënash

Screen-Shot-2014-04-02-at-16.37.56-786x305Joe Belfiore, Zëvendës Presidenti dhe Menaxheri tek Windows Phone, mbajti një konferencë në Reddit rreth së ardhmes së platformës. Në mes pyetjeve njëra ishte nëse Windows Phone do të kishte në të ardhmen një menaxhues të të dhënave, një veçori kjo e shumë kërkuar nga komuniteti për vite me rradhë, dhe Belfiore e konfirmoi se së shpejti do të vinte dhe më saktësisht nga fundi i këtij muaji mund të shkarkohet nga Windows Phone Store.

Në imazhet e mëposhtme, tregohet qartë që përdoruesit do të mund të navigojnë në hapësirën e të dhënave të telefonit edhe microSD, si dhe të zhvendosin të dhënat nga një folder në një tjetër. Belfiore ishte shumë i entuziazmuar kur u pyet dhe përgjigja ishte pozitive nga ana e tij.

Belfiore gjithashtu konfirmoi se ekipi i tij është në bisedime me SnapChat për të sjellë një aplikacion të tyre në Windows Phone. Në lidhje me mundësinë e aprovimit të aplikacioneve të Google në Windows Phone, ai shpjegoi se Microsoft do të ishte shumë i gëzuar nëse ato do të ishin të disponueshme, por që nuk është në dorën e tyre, por të Google. Belfiore gjithashtu foli edhe për aplikacionet ekzistuese. Në veçanti, ai premtoi përditësime madhore për Skype dhe Facebook, aplikacionet këto të cilat që të dyja i zhvillon Microsoft për Windows Phone.

Në një përgjigje ndaj një pyetje për Cortana-n nëse do të vinte në Windows 8, ai tha se ekziston si mundësi, por që tani për tani asgjë specifike. Përsa i përket asistentit personal të Microsoft-it, Belfiore njoftoi se një uebfaqe për feedback tashmë është e disponueshme në cortana.uservoice.com. Këtu u kërkohet përdoruesve ti tregojnë kompanisë se çfarë do donit të shihnit tek Cortana në të ardhmen. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>