Analiza

Windows Phone 8.1 tashmë ka 5 % të tregut të platformës mobile të Microsoft

May 31 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone 8.1 tashmë ka 5 % të tregut të platformës mobile të Microsoft

wp81-rumors-heroNjë raport nga AdDuplex tregon se Windows Phone 8.1 po fiton terren me shpejtësi dhe tashmë mban 5 % të tregut të Windows Phone. Studimi tregon se rritja është falë regjistrimeve të llogarive të zhvilluesve dhe lançimit të Lumia 630 dhe Lumia 635.

gsmarena_002Akoma, Windows Phone 7.x gjendet në 17.8 % të pajisjeve, ndërsa Windows Phone 8 qëndron në krye me 77%. Ashtu si nga fundi i janarit, Nokia Lumia 520 është pajisja Windows Phone më popullore, por që po humb terren. Në janar Nokia Lumia 520 kishte 39 % të tregut, ndërsa tashmë 4 muaj më pas, qëndron në 33.7 %.

gsmarena_003Telefoni i dytë më popullor me Eco-Sistemin Windows Phone është Lumia 625 me 6.7 % dhe Lumia 920 me 6.2 %. Me Nokia Lumia 530 tashmë aktiv në botën e thashethemeve, do të jetë interesante të shohim nëse do të jetë në gjendje të fitojë të njëjtin sukses si paraardhësi. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>