Lajmet

Windows Phone 8.1 tashmë ka 7.7 % të tregut të platformës mobile të Microsoft-it

Jun 30 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone 8.1 tashmë ka 7.7 % të tregut të platformës mobile të Microsoft-it

Mendelevich-Windows-Phone-8.1-is-on-7.7-of-Windows-Phone-handsetsI disponueshëm për ata që janë riregjistruar si zhvillues të Windows Phone ose përmes pajisjeve Nokia Lumia 630 dhe 635 që tashmë janë në shitje rezulton se Windows Phone 8.1 ndodhet në 7.7 % të pajisjeve Windows Phone. Kjo është një rritje tjetër kur herën e fundit, pra muajin e kaluar, u raportua se Windows Phone 8.1 ishte prezent në 5.2 % të pajisjeve Windows Phone. Ndërsa Windows Phone 7.x është akoma prezent në 17 % të pajisjeve Windows Phone.

Të dhënat tregojnë se modeli më popull Windows Phone, është Nokia Lumia 520. Muajin e kaluar smartfoni kishte 33.7 % të tregut global të Windows Phone. Por kjo statistikë ka rënë këtë muaj në 31.6 %, por që akoma është impresionuese. Nokia Lumia 625 dhe Nokia Lumia 930 janë dy ndjekësit me 7.3 % dhe 6.9 % respektivisht. Fantastike duket të jetë Nokia Lumia 630 që ka ngritur 10 pozicione dhe pa u bërë një muaj nga lançimi mban vendin e 20-të.

Në SHBA, Nokia Lumia 520 ka 33.8 % të tregut. Binjaku i saj që ofrohet nga T-Mobile, Lumia 521 mban 17.9 %, ndërsa Nokia Lumia 920 ka 8 %. Kina është shteti ku Nokia Lumia 520 nuk qëndron në krye, por Nokia Lumia 920 mban 19.5 % të tregut të smartfonëve Windows Phone ndjekur nga Lumia 520. Nokia Lumia 925 qëndron e treta me 9.6 %. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>