Lajmet

Windows Phone 8.5 është duke u zhvilluar teksa afrohet lançimi i Windows Phone 8.1

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone 8.5 është duke u zhvilluar teksa afrohet lançimi i Windows Phone 8.1

Windows-Phone-passes-BlackBerry-in-latest-comScore-reportEmulatori i Windows Phone është treguar shumë bujar duke ofruar informacion për platformën mobile të Microsoft-it. Përveç të dhënave të panumërta planifikuar për në përditësimin e muajit prill të Windows Phone 8, emulatori ka shumë gjëra për të ndarë, veçanërisht një informacion interesant për gjeneratën e re të sistemit operativ të Microsoft-it, Windows Phone 8.5.

Zhvilluesit kanë hasur në një detaj në emulatorin e Windows Phone, i cili vë në dukje se ikonat live sekondare mund të mos jenë më të disponueshme në Windoës Phone 8.5.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se ikonat live sekondare do të zhduken krejtësisht, po ka mundësi që API të alternohet dhe të rishkruhet komplet për të lejuar funksionalitete të reja. Ne çdo rast, Microsoft-i ka plane për të ndryshuar Start Screen në Windows Phone 8.5.

Për më tepër, Windows Phone 8.1 do të lejojë zhvilluesit të zgjedhin një periudhë më të shkurtër përditësimi të ikonave live. Aktualisht, përditësim ndodh çdo 30 minuta, por Windows Phone 8.1 do të ofrojë periodë më të shkurtër prej vetëm 1 minutë. Microsoft-i do të mbajë konferencën Build në muajin prill. Në këtë konferencë gjiganti softuerik do të shfaqë të gjitha veçoritë e Windows Phone 8.1. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>