Harduer

Windows Phone 8 do të përkrahë disa porte USB

Jul 19 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone 8 do të përkrahë disa porte USB

Windows Phone 8 do të përkrahë disa porte USB, ose ndryshe aftësinë për të vendosur një celular apo pajisje tjetër në një kompjuter dhe të transferojë skedarë si ju do të bënit me një disk flash përmes opsionit “drag and drop” (zvarrit dhe lësho).

Përveç kësaj, kompania është duke bërë një sinkronizim me softuerin Zune, në vend të sinkronizimit direkt me Windows.

Gjatë samitit të Windows Phone muajin e kaluar, menaxheri i Windows Phone, Joe Belfiore deklaroi se ata po paraqisnin një mbështetje të lëvizshme microSD si pjesë të platformës që përfshinë si kompjuterin dhe telefonin.

Ai tha se kjo do t’u mundësoj përdoruesve transferim të përmbajtjes midis kompjuterit dhe smarftonit të tyre apo nga telefoni në telefon dhe gjithashtu do të mund të përdoret edhe si një makinë shpërndarëse për aplikacionet.

Microsoft pa dyshim do të fitoj shumë fansa me këto dy lëvizje. Disa përdorues janë ankuar se ata nuk e pëlqejnë iOS pasi duhet të sinkronizoni çdo gjë përmes iTunes në vend të një hedhjeje të thjeshtë me drag & drop të muzikës apo filmave në telefonin tuaj dhe kjo gjë është shumë e bezdisshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>