Lajmet

Windows Phone 9 Preview pritet të vijë nga fundi i 2015-s

May 23 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone 9 Preview pritet të vijë nga fundi i 2015-s

windows-phone-9Teksa Windows Phone 8.1 ka akoma “punë” për të bërë dhe tashmë ka informacione lidhur me sistemin e ardhshëm operativ mobil të Microsoft-it dhe bëhet fjalë për Windows Phone 9. Sipas një dokumenti të rrjedhur që zbulon axhendën e Microsoft-it për vitin 2015, planet e kompanisë janë për një lëshim të Windows Phone 9 Preview diku mes tremujorit të dytë dhe tretë të vitit 2015. Lëshimi final i Windows 9 pritet të bëhet i disponueshëm dhe i përshtatshëm për të gjitha pajisjet nga fundi i vitit të ardhshëm. Versioni i tij në desktop, Windows 9, gjithashtu do të ketë një version Preview afërsisht në të njëjtën kohë.

Nëse ky informacion rezulton të jetë i vërtetë, vërejmë një periudhë kohore më të shkurtër mes lëshimeve madhore të sistemit operativ mobil dhe desktop të Microsoft-it. U deshën 17 muaj për të sjellë Windows Phone 8.1 pas lançimit të Windows Phone 8 nga ana e Microsoft. Përsa i përket dokumentit, Windows Phone 9 i duhen edhe 16 muaj për të ardhur në versionin Preview.

Nuk ka asnjë informacion rreth veçorive të reja që mund të presim nga Windows Phone 9. Lëshimi më i fundit Windows Phone 8.1 solli disa veçori të domosdoshme dhe të kërkuar nga përdoruesit si asistenti personal Cortana, Qendrën e Njoftimeve, si dhe më shumë kontroll mbi cilësimet, ndryshime këto të cila e afrojnë më tepër më konkurrentët e saj si iOS dhe Android. Tashmë mbetet të shikojmë nëse Microsoft do të marrë drejtimin e liderit në këtë sektor.

Gjithashtu do të jetë interesante të shohim nëse Windows Phone 9 do të jetë i disponueshëm më të gjitha pajiset aktuale që kanë platformën Windows Phone. Nga eksperiencat e mëparshme, Windows Phone 8 ishte i disponueshëm vetëm për pajisjet e reja dhe asnjë pajisje Windows Phone 7 nuk ishte në gjendje të mbante platformën e re të Microsoft. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>