Lajmet

Windows Phone dhe iOS vazhdojnë përhapjen, ndërsa Android tkurret në Europë

Sep 3 2013
0 Shpërndarje
Windows Phone dhe iOS vazhdojnë përhapjen, ndërsa Android tkurret në Europë

tech smartphoneTë dhënat për shitjet më të fundit të smartfonëve nga Kantar Worldpanel ComTech zbulojnë që tregu i iOS-it të Apple në pesë tregjet e mëdha evropiane, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Spanjën, ka shënuar ngritje për 3.1 për qind vit për vit, në krahasim me rritjen prej 2.9 për qind nga Androidi.

Ndërkohë, Windows Phone ka pasur copëzën e vet më të madhe të tregut, duke arritur në 8.2 për qind të tregut në pesë tregjet madhore evropiane dhe duke u përhapur si një ndikues kyç në garën e smartfonëve.

Trendi ishte më i theksuar në Mbretëri të Bashkuar, ku prania e iOS-it u rrit për 7.8 për qind vit për vit dhe Windows Phone pësoi një ngritje prej 5 për qind, ndërsa Android pati një rënie prej 3.8 për qind, në një tremujor kur u lëshuan disa pajisje me Android duke përfshirë Samsung Galaxy S4.

Kantar tha që rritja e Windows Phone vjen nga bindja e blerësve për herë të parë për të zgjedhur njërën nga pajisjet e saj, ku 42 për qind e shitjeve gjatë vitit të kaluar vinin nga telefonat jo-smartfonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>