Lajmet

Windows Phone i ardhshëm mund të përdorë gjestet sikur Kinect-i

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone i ardhshëm mund të përdorë gjestet sikur Kinect-i

nokia-lumia-1020-new-logoPo, Lumia 930 dhe 1520 janë telefonë të mirë me sistemin Windows, por ku është anëtari 1020? Siç duket, ai është duke ardhur – dhe është duke sjell një skemë të mençur të kontrollit. Burimet për WPCentral e po ashtu edhe për The Verge thonë që hardueri i ardhshëm Lumia nga Microsoft, me nofkën McLaren, do të përdor kamerën dhe “3D Touch” që përdor gjestet për të kontrolluar telefonin pa e prekur ekranin.

I kemi parë konceptet e tilla të përfolura diku tjetër; ju mund ta mbuloni telefonin për ta heshtur atë, ose ta afroni afër veshit për t’u përgjigjur. Sidoqoftë, veçoritë e tjera pritet të jenë unike.

McLaren është raportuar që do të reagojë ndaj gjesteve tuaja dhe do të ju mundësojë që të shihni veçori “të fshehura” brenda një Cope Të Drejtpërdrejtë (si për shembull aplikacioni për dërgim të porosive Facebook) duke e bërë një lëvizje trokitëse që nuk e prek xhamin. Nëse informacioni nga WPCentral është i saktë, McLaren do të paraqitet gjatë nëntorit së bashku me disa aplikacione të palës së tretë që përdorin 3D Touch. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>