Softuer

Windows Phone ishte paraparë si sfidues i iPhone

Jan 8 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone ishte paraparë si sfidues i iPhone

Joe Belfiore, i cili është njëri nga inxhinierët e parë e skuadrës së re të Windows Phone që kur u formua, i bëri këto komente gjatë një interviste për New York Times.

“Apple krijoi një ndryshim të historisë sa i përket llojit të gjërave që ata i bënë të cilat ishin unike dhe mjaft të kërkueshme nga konsumatorët,” tha ai. “Ne dëshironim të përgjigjemi me diçka që do të ishte sfiduese, por jo të njëjtë.”

Sipas raportit, “sapo ka shpërthyer iPhone në treg, ekzekutivët e Microsoft e dinin që softueri i tyre, i si dizajnuar, kurrë nuk do të mund të garonte.” Në dhjetorin e vitit 2008, shefi i inxhinierisë së celularëve thirri për një takim për të vendosur për fatin e softuerit të vet Windows Mobile. Shatë orë më vonë, Myerson dhe skuadra e tij vendosën që ta hedhin sistemin operativ dhe ta nisin një të ri që nga zeroja./pcworldlablanian

Lajmet e fundit>