Harduer

Windows Phone kalon në vend të tretë në botën e smartfonëve

May 17 2013
0 Shpërndarje
Windows Phone kalon në vend të tretë në botën e smartfonëve

Beteja e të ashtuquajturës “shtylla e tretë” në botën e smartfonëve vazhdon të zhvillohet midis sistemeve Windows Phone dhe Blackberry OS.

Megjithatë sipas të dhënave më të fundit të IDC-së BlackBerry, pavarësisht lançimit të BlackBerry Z10 dhe Q10 dështoi në kapjen e vendit të tretë gjatë tremujorit të parë të këtij viti.

Firma kërkimore IDC zbuloi se shitjet e Blackberry OS arritën në 6.3 milion në fillim të këtij viti, ndërkohë që vitin e kaluar shitjet kishin arritur vlerën 9.7 milion.

Duke marrë parasysh se sa i rëndësishëm është sistemi operativ Blackberry 10, pasi kompania ka punuar për këtë platformë plot dy vjet, këto shifra nuk përbëjnë shenjë të mirë për shitjet e ardhshme.

Përsa i përket sistemit Windows Phone shifrat kanë treguar se ka pësuar një rritje të konsiderueshme. Shitjet gjatë këtij tremujori kanë arritur deri në 7 milion ndërkohë që në fillim të vitit 2012 ato ishin vetëm 3 milion.

Në qoftë se merr parasysh këtë periudhë të gjatë rritja e shitjeve mund të mos duket fort mbresëlënëse, megjithatë Windows Phone zotëron 0.3% pjesë të tregut më tepër se BlackBerry, prandaj themi se aktualisht Windows Phone qëndron në vend të tretë.

Diferenca e vogël tregon se përgjatë vitit do të shohim se këto dy kompani mund të ndërrojnë vendet vazhdimisht. (PCWorld Albanian)

windows phone

Lajmet e fundit>