Softuer

Windows Phone Mango niset drejt prodhuesve

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
Windows Phone Mango niset drejt prodhuesve

Lajmi i këtillë njëherësh tregon edhe hapat final që duhet të ndërmerr një softuer para se të paraqitet në celularë të rinj dhe të dërgohet më pas tek përdoruesit ekzistues si përditësim softuerik. Përditësimi, që sjellë multitakising dhe një ndryshim të plotë të ueb shfletuesit Internet Explorer, është shpalosur për herë të parë në muajin shkurt në World Mobile Congress 2011, ndërsa dy muaj më vonë Microsoft dha edhe disa detaje mbi veçoritë tjera të tij.

Mango është përditësimi i parë madhor i platformës mobile të Microsoft, Windows Phone 7, qysh prej se është shtuar funksionaliteti “copy-and-paste” në muajin maj, është përmirësuar kërkimi në MarketPlace dhe është mundësuar lëshim më i shpejtë i aplikacioneve. Mango para se gjithash nuk paraqet ndonjë version tërësisht të ri të platformës, por megjithatë ka disa veçori të reja dhe disa ndryshime në prapaskenë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>