Lajmet

Windows Phone me 100,000 aplikacione

Jun 6 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone me 100,000 aplikacione

Pas 20 muajsh, platforma Windows Phone e Microsoft ka tejkaluar shifrën prej 100,000 aplikacioneve (raporton Rafe Blandford për All About Windows Phone). Kjo përfaqëson numrin e përgjithshëm të aplikacioneve të vendosura në dyqan që prej lansimit të tij, duke përfshirë aplikacione që janë në dispozicion, aplikacionet që janë të disponueshme në një bazë të kufizuar regjionale ose atyre që kanë qenë të publikuara dhe më vonë janë tërhequr.

Blandford tregon që numri i përgjithshëm i të gjithë aplikacioneve të mundshme brenda tregut Windows Marketplace është 88,371 në mbi 60 dyqane të ndryshme regjionale. Tregu i vetëm më i madh është në Shtetet e Bashkuara ku janë 77,450 aplikacione në dispozicion për t’u blerë ose shkarkuar.

Windows Marketplace ofron dy lloj aplikacionesh “të plota” dhe “të përkohshme” dhe atë falë mbërthimeve të ofruara për zhvillues duke jua mundësuar atyre shtimin e funksioneve të përkohshme në aplikacionet e tyre. Gjendja në platformat e tjera ku dy versione të të njëjtit aplikacion duhet të ngarkohen drejtojnë drejt dyfishimit të numrit të aplikacionit – dhe kjo e zvogëlon dukshëm numrin e aplikacioneve në Windows Marketplace. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>