Harduer

Windows Phone ofron cilësi

Jan 12 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone ofron cilësi

Gjatë CES-it të kaluar, sistemi operativ Windows Phone vetëm sa ishte lëshuar, tërësisht duke rishikuar sistemin të përdredhur, të fryrë operativ të Windowsit që u tregua si i paaftë në mbijetimin e botës ku mbizotëronte iPhone.

Ndonëse komuniteti i gazetarëve që shkruajnë për celularë e vlerësuan lart ndërfaqen e thjeshtë, të drejtpërdrejt të Windows Phone dhe dizajnin e veçantë, vala e parë e harduerit në përgjithësi ishte dërmuar. Gjërat e çuditshme të softuerit si mungesa e mbështetjes për formën landscape, mungesa e multitasking, mosprania e copy/paste dhe një numër i vogël i aplikacioneve shkaktuan prishjen e shijes së konsumatorëve për këtë smartphone.

Sërish, Microsoft tregoi që duhet të kalojë kohë për të marrë këmbët përpara se të rritesh.

Gjatë vjeshtës së kaluar, përditësimi i sistemit operativ 7.5 të Windows Phone Mango përmirësoi shumë (por jo të gjitha) çështje softuerike. Hardueri është duke u përmirësuar, me kamera në pjesën e përparme dhe mbështetjen për 4G LTE. Madje edhe tregu i aplikacioneve tani ka 50,000 sosh.

Kur të gjithë i kanë përqendruar sytë në rihyrjen e Nokias në tregun amerikan në një rrugë të madhe, marrja e telefonit Lumia 900 është bërë një faktor i rëndësishëm për suksesin e Windows Phone.

Ka pak dyshime që Microsoft ka fituar një betejë në CES, por shumë më tepër duhet bërë nëse Windows Phone dëshiron të ndërtojë një ndikim që zgjat dhe Microsoft e di këtë. “2012 do të jetë një vit i madh për ne” tha Greg Sullivan, i cili është menaxher i lartë i prodhimit, gjatë një interviste për CNET, duke shtuar që strategjia e mëtejme e Microsoft do të kërkojë përqendrim të madh./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>