Analiza

Windows Phone po rritet

Sep 21 2011
0 Shpërndarje
Windows Phone po rritet

Sipas anketës së bërë nga NPD, Android është ende në maje të listës si platforma që konsiderohet më së shumti prej përdoruesve, por Windows Phone 7 ka një mundësi për të kapur disa konsumator të rinj përtej përqindjes së tanishme të vogël që e ka në treg.

Sikur Android, iOS vazhdon të ruaj interesimin: 20 për qind e pronarëve të tanishëm të celularëve të mençur thonë se janë duke konsideruar iPhone si blerjen e tyre të radhës. Dhe gjersa Windows Phon ka gjeneruar vëmendje, 45 për qind e të anketuarve nuk e kanë ditur se në fakt ekziston diçka e tillë. BlackBerry vazhdon t’i ketë punët keq, dhe një e treta e të anketuarve që janë përdorues të BlackBerry kanë thënë se po konsiderojnë kalimin në Android kur të vie momenti.

Edhe pse Microsoft ka shpenzuar rreth 500 milion për marketingun e platformës Windows Phone, pajisjet nuk kanë depërtuar tek dëshirat për blerje të konsumatorëve, dhe deri më sot dy platforma vazhdojnë të jenë në maje të listës së dëshirave të konsumatorëve. Sipas Gartner, shitjet e Windows Phone kanë arritur vetëm 1.6 për qind të tregut të çerekut të dytë të këtij viti. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>