Lajmet

Windows Phone ka 7 përqind të tregut në Kinë

May 20 2012
0 Shpërndarje
Windows Phone ka 7 përqind të tregut në Kinë

Microsoft lansoi zyrtarisht Windows Phone në Kinë gjatë muajit mars dhe vetëm pas dy muajsh, kompania ka shtatë përqind të tregut në rajon.

Sipas Michael van der Belt COO i Microsoft për rajonin e Kinës, kjo është një shifër mbresëlënëse duke pasë parasysh se iPhone ka 6 përqind të tregut edhe pse ka qenë në treg për një kohë shumë më të gjatë.

Microsoft, këtë sukses të shpejt në treg lirisht mund të ja kreditoj prodhuesve Nokia dhe HTC. Nokia, tradicionalisht ka pasur sukses në tregun kinez edhe pse Computer World thekson se ky sukses është rritur vetëm kohëve të fundit. Në çerekun e parë të 2011-tës, Nokia llogariste më shumë se 40 përqind të tregut, kurse në fund të vitit, kjo përqindje kishte rënë në më pak se një çerek.

Ky është një lajm shpresëdhënës për Windows Phone pasi rezultatet e shitjeve globale nuk kanë qenë edhe aq të mira. Sipas raportit të ri, tregu i sistemit operativ wireless të Microsoft-it ka rënë nga 27 përqind në çerekun e parë në vetëm 1.9 përqind. Information Week, thekson se disa njerëz mendojnë që konsumatorët janë të kushtëzuar nga Android dhe iOS, dhe nuk janë në gjendje të pranojnë ndryshimet që ofron sistemi operativ i Windows Phone.

Një fakt tjetër me rëndësi për t’u theksuar është se të dhënat e shitjeve të Nokia Lumia 900 nuk janë futur në kalkulimet e këtyre rezultateve. Poashtu, duhet përmendur edhe një fakt interesant që sipas parashikimeve të Gartner, Windows Phone deri në vitin 2015 do të bëhet sistemi i dytë operativ mobil pas Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>