Biznes

Windows Phone shënon ngritje në Evropë

Jul 30 2013
0 Shpërndarje
Windows Phone shënon ngritje në Evropë

Prania në treg e sistemit operativ për smartfonë Windows Phone është duke u rritur, duke fuqizuar pozitën e vet si sistemi i tretë operativ, falë rënies së vazhdueshme të BlackBerry dhe Symbian.

Sipas hulumtuesit Kantar WorldPanel, përgjatë pesë tregjeve më të mëdha të Evropës – Britani të Madhe, Francë, Spanjë, Itali dhe Gjermani – shitjet e Windows Phone gjatë tremujorit të dytë të vitit arrijnë vlerën në 6.9 për qind, që paraqet një ngritje në krahasim me 4.7 për qind sa ishte në tremujorin e parë të këtij viti.

Në Mbretëri të Bashkuar, Windows Phone pothuajse dyfishoi praninë e vet në treg nga 4.5% në tremujorin e dytë të vitit 2012 në 8.6 për qind një vit më vonë. Është një rrëfim më dramatik në Francë: prania në treg e Windows Phone u rrit për më tepër se katërfish: nga 2.3 për qind në tremujorin e dytë të vitit të kaluar, në 9 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti, tha Kantar.

“Derisa pajisjet me Windows si Nokia 925 dhe HTC 8X marrin kryetitujt, janë modelet e nivelit të ulët dhe të mesëm, si Nokia Lumia 520 dhe 620, që janë duke drejtuar shtytjen e vet,” tha në një deklaratë drejtori për strategjinë globale të ComTech, Kantar Worldpanel.

Android mbetet sistemi më i popullarizuar në pesë tregjet evropiane, me një prani të rreth 70 për qind të tregut, ndërsa iOS mban vendin e dytë me 18.5 për qind.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas Kantar Worldpanel, për tremujorin e dytë të vitit 2013, Windows Phone kishte 4.0 për qind të tregut. (PCWorld Albanian)

Nokia 520

Lajmet e fundit>