Analiza

Windows Phone Store tani ka 300 mijë aplikacione

Aug 9 2014
0 Shpërndarje
Windows Phone Store tani ka 300 mijë aplikacione

wp_store_300000Microsoft gjatë të enjtes ka përditësuar uebfaqen e vet sa i përket shifrave për Windows Phone Store, duke treguar që ky dyqan me aplikacione ka tejkaluar 300,000 mijë aplikacione, siç tregon WPCentral.

“Ne tani kemi më tepër se 300,000 aplikacione për Windows Phone sot dhe Windows Phone Store vazhdon të zgjerohet,” konfirmoi një zyrtar i Microsoft-it për The Next Web. “Vetëm në vitin e kaluar katalogu i aplikacioneve për Windows dhe Windows Phone është zgjeruar me 94 për qind, ndërsa numri i zhvilluesve aktivë është rritur me 50 për qind.”

Kur Microsoft u pyet se kur u arrit kjo gjë, ata treguan që të dhënat paraqesin matjet e bëra deri në qershor të vitit 2014. Windows Phone Store pati 100 mijë aplikacione në qershor të vitit 2012 dhe më pas 200 mijë aplikacione në dhjetor të vitit 2013, kështu që zgjerimi është duke u përshpejtuar. Me fjalë të tjera, 100 mijë aplikacione shtesë janë publikuar vetëm për gjashtë muaj. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>