Harduer

Windows RT vs Windows 8 Pro: Zgjidhni tabletin e duhur për punë

Dec 4 2012
0 Shpërndarje
Windows RT vs Windows 8 Pro: Zgjidhni tabletin e duhur për punë

Në këtë sezon fundviti mund të zgjidhni mes një sërë tabletësh.

Microsoft-i është bërë tashmë një konkurrues i fortë me tabletin Surface, i cili në fakt punon me sistemin operativ Windows RT, që ishte dizajnuar për procesorë ARM.

Surface RT ka disa përparësi ndaj RT dhe anasjelltas, por çfarë mund të thuhet për tabletin më të fuqishëm Windows 8 Pro OS?

Series 7 Slate i Samsung ka procesor Intel Core i5.

Microsoft-i do të ofrojë në të ardhmen e afërt një veçori e cila do të bëjë që Surface Pro të punojë me Windows 8 Pro në vend të Windows RT.

Tableti i Microsoft-it planifikohet të hidhet në treg në janar 2013, ndonëse ka zëra se kjo gjë mund të ndodhë që këtë muaj.

Microsoft-i ka treguar edhe çmimin zyrtar për Surface Pro: pajisja me 64 GB hapësirë do të kushtojë 900 $, ajo me 128 GB do të kushtojë 1000 $.

Por nuk keni pse prisni deri atëherë pasi ka në qarkullim tabletë me Windows 8 Pro, si tableti Surface RT i Microsoft dhe Series 7 Slate PC i Samsung, të cilët funksionojnë me Windows 8 Pro.

Në fakt, Series 7 Slate PC i Samsung që po shitet tani, ka të instaluar Windows 7 Home Premium, por ju mund të instaloni vetë Windows 8 Pro.

Faqja e Samsung tregon edhe logon “Get to know Windows 8” dhe thotë se “Samsung rekomandon Windows 8”, kështu që së shpejti ky tablet mund të ketë këtë sistem operativ të parainstaluar.

Por secila platformë ka epërsitë dhe mangësitë e veta.

Çmimi

Çmimi i Surface RT nis nga 500 $ për një model me 32 GB— 600 $ nëse dëshironi Touch Cover të zi. Çmimi i Surface RT është konkurrues me tabletët e tjerë, përshi Apple iPad.

Shumica e tabletëve Windows 8 Pro kanë procesor Intel Core. Edhe pse këto pajisje janë ende tabletë në kuptimin teknik, si në performancë edhe në çmim konkurrojnë më shumë me ultrabook dhe laptopë të tjerë sesa me tabletë të pastër dhe në fakt çmimi e reflekton këtë.

Series 7 Slate PC i Samsung me 128 GB hard disk është pak më i lirë se 1200 $ në Best Buy. Dell ofron tabletin Latitude 10 me Windows 8 Pro duke nisur nga 1000 $; ndonëse ka gjysmën e RAM-it dhe hard diskut të Samsung-ut, krahas kësaj përdor vetëm një procesor Intel Atom.

Ndërkohë, Pro do të nisë me 900 $, çmim mjaft konkurrues duke marrë në konsideratë se ashtu si Series 7 ka procesor Intel Core i5.

Dell Latitude 10 është pak më i lehtë se Surface RT.

Nëse çmimi është një faktor që vendos në blerjen tuaj, atëherë blini Surface RT (ose tabletë të tjerë ARM që përdorin Windows RT).

Por nëse keni mundësi, shpejtoni dhe blini një Dell Latitude sepse është me ofertë duke qenë se Dell ka ulur çmimin me 350 $, kështu që mund ta blini me 650 $.

Jeta e baterisë

Jeta e baterisë është një tjetër pikë ku tableti Windows 8 Pro konkurron më shumë me ultrabook sesa me tabletë të tjerë. Testimi i Samsung Series 7 Slate dha pak më shumë se 5 orë e gjysmë jetë baterie —me procesor Intel Core i5 dhe jo me çip Atom që gjendet në shumë tabletë të tjerë Windows 8.

Pesha dhe madhësia

Kjo është një pikë ku dy platformat janë thuajse barazim. Samsung Series 7 Slate peshon thuajse 220 gramë më shumë se Surface RT, afërsisht 860 gramë, ndërkohë që Surface Pro peshon më pak se 900 gramë, sipas Panos Panay, menaxher i përgjithshëm i Microsoft Surface. Tableti Dell Latitude 10, në anën tjetër, është një tablet Windows 8 Pro me peshë 660 gramë, pak më i lehtë se 680 gramët e Surface RT.

Dallimi është se edhe Samsung Series 7 Slate edhe Surface Pro përdorin procesorë Intel Core i5 dhe një arkitekturë më tradicionale, të ngjashme me të PC-ve, kurse procesori Atom i përdorur në Dell Latitude 10 është SoC (sistem me një çip) që krijon më shumë funksionalitet në më pak hapësirë. Mund të keni edhe një tablet Windows Pro që peshon sa një Windows RT, por nëse doni fuqinë e një procesori të vërtetë Intel Core, tableti juaj do të peshojë pak më shumë.

Trashëgimia e Softuerit

Këtu gjërat anojnë në favor të tabletëve Windows 8 Pro. Arsyeja përse do të blinit një tablet më të rëndë, më të zhurmshëm dhe me më pak jetëgjatësi baterie është se punon me të gjithë softuerët. Windows 8 Pro ka të njëjtin funksionim si në një PC, në një tablet ose laptop dhe të gjithë softuerët që përdorni në Windows do të funksionojnë në një tablet Windows 8 Pro.

Windows RT mund të punojë vetëm me aplikacione të zhvilluara vetëm për Windows RT Modern (njohur si ndërfaqja “Metro”). Volumi dhe sasia e aplikacioneve është ende e vogël, por po shtohet shumë shpejt. Megjithatë, nuk d të hynë në punë për asgjë nëse keni një vegël për gjurmimin e klientëve, një softuer menaxhimi të inventarit ose ndonjë aplikacion tjetër industrial që punon vetëm me sistem operativ Windows. Diferenca është se Windows RT është vetëm për procesorë me bazë ARM, kurse Windows 8 Pro mund të përdoret me procesorë x86.

Veçori të avancuara

Një tjetër pikë ku Windows RT nuk i bën dot ballë Windows 8 Pro është prania e veçorive dhe aftësive më të avancuara të sistemit operativ Windows 8. Një tablet Windows 8 Pro mund t’i bashkohet një rrjeti domainesh Windows dhe të menaxhohet si çdo PC Windows. Windows RT nuk mund t’i bashkohet një domaini dhe kufizohet në menaxhim rudimentar përmes Exchange ActiveSync ose Microsoft System Center Configuration Manager. Samsung Series 7 Slate nuk ka Touch Cover si Surface RT, por ka një bazë të vetën. Kur jeni në tavolinë, mund ta vendosni në bazën e saj dhe ta përdorni si PC tradicional. Me një tastierë dhe maus Bluetooth, tableti mund të lidhet me një tjetër monitor përmes lidhjes HDMI dhe ofron një lidhje ethernet si dhe një port shtesë USB 2.0. Edhe Dell ofron një bazë të ngjashme për tabletin Latitude 10. Në fakt, të gjithë tabletët Windows kanë opsione të ngjashme.

Përfundimi? Nëse faktori kryesor është paraja, ose nëse planifikoni ta përdorni tabletin si shtesë dhe jo si zëvendësues të PC-së suaj Windows, një tablet Windows RT do të ishte zgjedhja më e arsyeshme. Por nëse kërkoni një tablet Windows që të zëvendësojë PC-në ose laptopin dhe të jetë pajisja juaj kryesore, duhet të shikoni një tablo më të gjerë. Shumica e punëve që bëjnë njerëzit në një PC tradicional mund të bëhet edhe me një tablet. Nëse gjithçka që bëni është të dërgoni e-maile, të përdorni internetin ose të postoni në faqet e rrjeteve sociale, atëherë një tablet Windows RT (ose një iPad apo Android) do t’ju bëjë punë shkëlqyeshëm. Por nëse ju duhet ndonjë softuer tradicional i Windows-it ose tableti juaj duhet të lidhet me ndonjë rrjet domainesh të Windows-it, atëherë investoni për të blerë tabletin më të fuqishëm Windows 8 Pro. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>