Lajmet

Windows Store arrin në 100 mijë aplikacione

Jul 2 2013
0 Shpërndarje
Windows Store arrin në 100 mijë aplikacione

Dyqani i aplikacioneve Windows Store i Microsoft-it ka arritur shifrën prej 100,000 aplikacioneve. “Faleminderit për një \\ndërtim të shkëlqyeshëm! Sapo tejkaluam 100 mijë aplikacione në Windows Store,” tha në një cicërimë gjatë ditës së hënë ndërmarrja Microsoft.

Kjo arritje ishte e shpejtë. Windows 8 ishte lëshuar në tetorin e vitit të kaluar. Google iu desh më tepër kohë për të arritur deri tek ajo pikë – gati dy ishte pasi tregu i Androidit ishte hapur formalisht për biznese.

Sidoqoftë, WinBeta nuk i është dukur ndonjë gjë mbresëlënëse kjo arritje e ndërmarrjes Microsoft. “Derisa disa nga ju jeni të impresionuar me shenjën 100 mijë, unë nuk jam,” thuhej në një postim të bërë në faqe.

Postimi tha që, të mbushura me pamje, disa aplikacione janë në fakt “spam” që më tepër ndikojnë në sasi se sa në cilësi. Problemi është që çdo platformë ka një pjesë të aplikacioneve të veta relativisht të padobishme.

Edhe pse ia vlen të përmendet numri i aplikacioneve dhe se sa shpejt është arritur deri te ai numër, këto në fakt nuk janë tregues apo shenja për superioritetin e ndonjë platforme. (PCWorld Albanian)

windows store

Lajmet e fundit>