Lajmet

Windows Vista-s i kanë ngelur vetëm 30 ditë jetë

Mar 14 2017
0 Shpërndarje
Pas një muaji Microsoft do ti bëjë homazhet Windows Vista njëherë e përgjithmonë. Nëse jeni prej atyre njerëzve të paktë të cilët ende e përdorin, atëherë u kanë ngelur vetëm pak javë për të gjetur një opsion të ri. Windows Vista-s i kanë ngelur vetëm 30 ditë jetë Photo Source: Microsoft

Duke filluar nga data 11 Prill Microsoft nuk do të mbështetë më Windows Vista: jo më përditësime sigurie, jo më suport dhe jo më përditësime teknike. Ashtu si me Windows XP, Microsoft do të veprojë edhe me Windows Vistan e cila ka mbushur 1 dekadë që nga lindja.

Përtej këtij fakti, një sistem operativ i vjetër do të thotë rreziqe sigurie të cilat do të shtohen pas përfundimit të afatit. Internet Explorer 9 në Vista ka skaduar dhe mungesa e përditësimeve të sigurisë do të thotë se problemet ekzistuese nuk do të adresohen më. Edhe sikur të keni të instaluar Microsoft Essentials, përditësimet do të ofrohen për një kohë të caktuar.

Lajmi i mirë janë numri i pakët i përdoruesve të cilët duhet të largohen nga sistemi operativ. Sot Windows Vista ka 0.78% të tregut, afro gjysmën e Windows 8.

Megjithatë Vista nuk ishte kurrë sistemi operativ që Microsoft kishte menduar. Problemet me Menaxhimin e Të Drejtave Dixhitale dhe irritimet që shkaktonte Kontrolli i Ri i Aksesit të Përdoruesit bënë që shumë përdoruesit ta anashkalonin për të shkuar drejtpëdrejt tek Windows 7.

Microsoft shpreson se çdo përdorues i ngelur në këtë sistemi operativ do të kalojë në Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>