Analiza

Windows XP bie nën 25 % të tregut, ndërsa Windows 8.1 përballet me humbje

Aug 2 2014
0 Shpërndarje
Windows XP bie nën 25 % të tregut, ndërsa Windows 8.1 përballet me humbje

windows_share_july_2014
Pavarësisht se mbështetja për Windows XP më në fund përfundoi tre muaj më parë, sistemi operativ antik ka rënë vetëm në 25 % të tregut. Një tjetër lajm jo i mirë për kompaninë Microsoft është edhe fakti se sistemi i saj operativ më i fundit, Windows 8.1, ka humbur pjesë tregu përsëri. Raporti më i fundit nga Net Aplications tregon se Windows 8 dhe Windows 8.1 kanë humbur së bashku 0.06 pikë përqindjeje nga 12.54 në 12.48 % gjatë periudhës qershor-korrik. Më specifikisht Windows 8 humbi 0,01 pikë përqindjeje nga 5.93 % në 5.92 %, ndërsa Windows 8.1 humbi 0.05 pikë përqindjeje nga 6.61 në 6.56 %.

Nuk është një surprizë fakti se Windows 8 vazhdon të humbë, pas asaj humbje që pati në nëntor me 0.87 %. Por humbja që pësoi Windows 8.1 ishte diçka e papritur. Teksa kjo gjë tashmë është e mundur, nuk tregon shenja të mira për Microsoft-in duke pasur parasysh se Windows 8.1 është një përditësim ndaj Windows 8 dhe është vetëm një buton shkarkimi larg. Ndërsa Windows 7 gjatë muajit korrik pati rritje me 0.67 % nga 50.55 në 51.22 %. Windows 8 dhe Windows 8.1 së bashku performojnë më mirë në rritje të pjesës së tregut se Windows 7, por në disa muaj po ndodh e kundërta ku tre muajt e fundit kanë qenë më të mirët për Windows 7.

Po të flasim për versione më të hershme, Windows Vista arriti të fitojë 0.10 pikë përqindjeje nga 2.95 % në 3.05%. Windows XP humbi 0.49 pikë përqindjeje nga 25.31 % në 24.82 %. Teksa është një sinjal i mirë rënia nën 25 % e Windows XP kjo është shumë larg pritshmërive. Në vitin 2013, Windows kishte humbur në çdo muaj pjesë të tregut të përgjithshëm të sistemeve operative. Tani në vitin 2014, Windows ka humbur vetëm në janar dhe prill, ndërsa fitoi edhe 0.15 % në muajin korrik. OS x ra me 0.09 % të tregut në 6.64 %, ndërsa Linux humbi po ashtu 0.06 % pikë përqindjeje duke përfunduar në 1.68%. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>