Biznes

Windows XP bie nën 40 % me praninë në treg

Dec 3 2012
0 Shpërndarje
Windows XP bie nën 40 % me praninë në treg

Vetëm tre muaj më parë, u raportua që Windows 7 tashmë kishte tejkaluar Windows XP sa i përket pranisë në treg.

Tani është koha të shihet se sa kohë do të duhet që të kalojë Windows 8 paraardhësit e vet.

Të dhënat e fundit për praninë në treg nga Net Applications tregojnë që nëntori i vitit 2012 ishte një fillim i shkëlqyer drejt atij fundi.

Windows 8 fitoi 0.68 për qind pikë (nga 0.41 në 1.09 për qind) derisa Windows 7 fitoi vetëm 0.02 për qind (nga 44.69 në 44.71 për qind).

Ndërsa Windows Vista shënoi rënie për 0.10 për qind (nga 5.80 në 5.70 për qind), ndërsa Windows XP shënoi një rënie prej 0.84 për qind (nga 40.66 në 39.82 për qind).

Derisa 1 për qind e fitimit të tregut nga Windows 8 pritej të bëhej, është interesante të tregohet që më pak se gjysma e përdoruesve kanë zgjedhur që të përdorin shfletuesin IE 10: vetëm 0.51 për qind.

Të gjithë të tjerët duket të jenë duke përdorur Chrome, Firefox apo ndonjë shfletues tjetër.

Microsoft këtë javë lajmëroi që Windows 8 ka tejkaluar shifrën prej 40 milionë shitjesh pas një muaj që kur u lëshua, që duket të jetë një fillim më i mirë se sa numrat që ishin për shitjet e Windows 7 pak kohë pas lëshimit. (PC World Albanian)

Tags >

windows
Lajmet e fundit>