Vëzhgim

Windows XP bie nën 50%

Aug 2 2011
0 Shpërndarje
Windows XP bie nën 50%

Prania në treg e këtij sistemi është duke shënuar rënie dhe Windows në përgjithësi, po ashtu, po shënon rënie: në mes të muajit qershor dhe korrik, pati rënie për 0.63% (nga 88.29% në 88.76%). Në të njëjtën kohë, Mac OS mori 0.22% më tepër (nga 5.37 në 5.59%) dhe Linux shënoi ngritje për 0.03% (nga 0.95 në 0.98%). Jo befasishëm, prania e sistemeve operative për celularë shënoi ngritje.

Në të njëjtën kohë, Windows 7 pati rritje të përdorimit për 0.74% (nga 27.13 në 27.87%). Windows Vista shënoi rënie për 0.28% (nga 9.52 në 9.24%) dhe Windows XP, po ashtu, shënoi rënie për 1.19% (nga 51.13 në 49.94%). Ndoshta pas një viti, Windows 7 do ta kalojë Windows XP-në.

Megjithëse Windows 7 është duke shënuar përhapje të shpejtë, Windows XP është ende duke dominuar. Microsoft e di këtë dhe është duke bërë përpjekje për t’i larguar përdoruesit nga ajo platform e vjetër. Microsoft deri në vitin 2012 do të përkrahë sistemin Windows XP./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>